Çitaku kritikon Haxhiun: E turpshme, guxojë t’i thotë mbesës së heronjve se është në koordinim me Listën Serbe

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke e akuzuar për “narracion të ulët politik” dhe për guximin që t’i thotë Salë Jasharit, mbesës së heronjve Sala dhe Hamit Jashari, se është “në koordinim me Listën Serbe”.


Në postimin e saj në Facebook, Çitaku shkruan:

“Më 5, 6 dhe 7 mars, në Prekaz, në betejën më emblematike të kombit shqiptar, me pushkë në dorë ranë Sala dhe Hamit Jashari. Dy heronj të Kosovës.


Sot, mbesa e nënës Salë, Sala e re, Sala Jashari, me votën e shqiptarëve patriotë, është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës.

Por, për fat të keq, sot, për nevojat e një narracioni të ulët politik, një nënkryetare e Kuvendit, deri dje Ministre e Drejtësisë, guxon t’i thotë edhe asaj se është ‘në koordinim me Listën Serbe’.

Jo vetëm Sala, por secila deputete dhe secili deputet i PDK-së ka më shumë atribut dhe kontribut për shtetin e Kosovës sesa kjo nënkryetare.


Diku kemi gabuar që një profil i tillë ka arritur të mbajë pozita të larta shtetërore, kjo është e dukshme.

Por uroj që sot të jetë fillimi i fundit i këtij mentaliteti.


E turpshme, për besë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit