spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Çitaku kritikon Gjykatën Speciale pas vdekjes së babait të Salih Mustafës: Kjo nuk është drejtësi

Deputetja e PDK-së e quan Specialen “gjykatë të turpshme” për moslejimin e vizitës humanitare.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së babait të Salih Mustafës, Jahja Mustafa, duke kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, e cila, sipas raportimeve, nuk ia kishte lejuar Mustafës vizitën për ta parë babain e tij sa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se mohimi i kësaj vizite nuk përbën drejtësi dhe e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “gjykatë të turpshme”.

“Baba i Calit ndërroi jetë pa pasur mundësinë që, për herë të fundit, t’ia shtrëngojë dorën të birit. Pa pasur mundësinë ta përqafojë, të çmallet, qoftë edhe për pak çaste, para se të largohej nga kjo botë. Calit iu mohua takimi i fundit me të atin. Kjo nuk është drejtësi. Kjo nuk është njerëzi. Gjykatë e turpshme”, ka shkruar Çitaku.

Reagimi i saj vjen pas deklarimeve të ngjashme edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kanë akuzuar Gjykatën Speciale për mungesë humaniteti në këtë rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit