Çitaku i drejtohet Kurtit pas protestës: Vepra, Albin. Jo fjalë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sonte, duke komentuar edhe vendosjen e simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ndërtesën e Qeverisë.

Përmes një postimi, Çitaku e ka cilësuar si pozitive vendosjen e simbolit të UÇK-së, por ka theksuar se, sipas saj, prej 16 ditësh qytetarët në sheshe në Kosovë dhe shqiptarët në diasporë po protestojnë me thirrjen “Jo në Emrin Tim”.

Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që kërkesën për mbrojtjen e UÇK-së ta konkretizojë përmes një ligji, duke e sjellë atë në Kuvend për votim.

“UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe”, ka shkruar Çitaku.

Në fund, ajo i është drejtuar Kurtit me mesazhin: “Vepra, Albin. Jo fjalë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit