Çitaku: Egot politike dhe ambicia për kontroll total nga LVV, po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të presidentes, Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.


Ajo ka thënë se ambicia e VV-së për kontroll total, po e dërgon vendin në zgjedhje.

Postimi:


Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh.

Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik.

Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar.

Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë.

Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit