spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se kërcënimi i sotëm me bombë në Kuvendin e Kosovës, fatmirësisht doli të jetë i rrejshëm.

Megjithatë, ajo tha se edhe më të rrezikshme se këto kërcënime, janë, sipas saj, prirjet totalitare të LVV-së.

“Po aq sa janë të rrezikshme dhe të trishtueshme sulmet që po i bëhen Kuvendit nga jashtë, qoftë me kërcënime të rrejshme, në aq e mos më shumë janë të rrezikshme prirjet totalitare që i kemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme, tashmë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të përmbysur rendin kushtetues”, u shpreh Çitaku për Klan Kosova teksa po hynte në sallën e Kuvendit për vazhdimin e 42-të të seancës konstituive.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit