Çitaku: E kemi lutur VV-në për rezolutë për krerët e UÇK-së, s’pranoi

Çitaku ka folur në lidhje me rezolutën për krerët e UÇK-së në Hagë, duke thënë se Vetëvendosja nuk ka pranuar të nxirret kjo rezolutë.

Ajo u shpreh se të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim, derisa tha se kjo është e dhimbshme dhe e turpshme.

“Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar rezolutë në mbrojtje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Parlamenti i Kosovës nuk ka arritur të krijojë shumicë për të miratuar rezolutë”.

“Unë vet personalisht disa herë, por edhe z.Enver Hoxhaj, z.Memli Krasniqi edhe të tjerët jemi takuar disa herë me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe u kemi kërkuar që bashkërisht me konsensus ta miratojmë një deklaratë në Parlamentin e Kosovës, ku thjeshtë kërkojmë drejtësi”.

“Nuk kemi marrë pajtimin dhe kjo është e dhimbshme, nuk e kemi bërë publike, sepse është e turpshme. I kemi lutur dhe arsyeja e vetme pse nuk e kemi bërë publike asnjëherë deri më tani, është se është e turpshme. Nuk ka pranuar Lëvizja Vetëvendosje të nxirret një rezolutë me një tekst të kujdesshëm, me një gjuhë të balancuar, ku thjeshtë kërkohet drejtësi.

“Nuk është që kanë dhënë arsyetim, në fillim na kanë thënë po, pastaj thjeshtë janë shmangur dhe si përfundim nuk kemi një tekst të tillë”, u shpreh në Klan tutje Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit