spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Cili është plani i SHBA-së për Shqipërinë dhe Kosovën?  

Shkruar nga Spartak Ngjela

Politika amerikane në Gadishullin Ilirik po kuptohet se po e pret bashkimin e Bullgarisë me pjesën bullgare të Maqedonisë së Veriut.

Sigurisht që kjo do të ishte një lëvizje e suksesshme gjeopolitike sepse, në funksion të aleancave me Amerikën, krijohen dy bashkime gjeopolitike: bashkimi i pjesët bullgare të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë; dhe bashkimi i pjesës shqiptare të Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Kjo politikë e re, në funksion të forcës amerikane në gadishullin tonë, krijon kompaktësinë e botës shqiptare në Gadishullin Ilirik si forcë e mirëfilltë në një aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkimi i pjesës shqiptare të Maqedonisë së Veriut me Kosovën e sjell Kosovën në një shtet të fortë, i cili sigurisht që do riforcojë ushtrinë e vet që sapo ka filluar ta forcojë; kurse duke i qëndruar të gjithë botës shqiptare në Gadishullin Ilirik; shqiptaria do të krijojë një vlerë të re në forcën e NATO-s dhe të vetë Amerikës si një politikë të re në Ballkanin Perëndimor.

Dhe këtu sigurisht që primatin e forcës do të fillojë ta ketë binomi Shqipëri-Kosovë. Ka ardhur koha që Vlora të bëhet sërish porti me flotën ushtarake më të madhe në Mesdhe, sepse ajo ka qenë një herë e tillë gjatë viteve 50′ të shekullit që kaloi.

Dhe nuk duhet të harrojmë se, në një gjendje të tillë zhvillimi; do shohim që do të fillojë të kthehet edhe emigracioni i madh shqiptar që është në Perëndim.

Prisni dhe shikoni…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit