spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Cilët janë bosët e krimit të fshehur në Dubai? SPAK 10 kërkesa ekstradimi, ‘harrohet’ Durim Bami

Dubai vijon të mbetet një parajsë për bosët e krimit shqiptar. Thuajse të gjithë personazhet me rëndësi janë strehuar aty, si për t’i shpëtuar drejtësisë, ashtu dhe hakmarrjes ndaj grupeve rivale.

Fillimisht u fol se do të nisin ekstradimet dhe emri më i fundit që u lakua ishte Durim Bami, por edhe ky i fundit vijon të mbetet atje.

Sipas të dhënave zyrtare, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë kanë kërkuar ekstradimin nga Dubai të 10 personazheve të rëndësishëm të botës së krimit. Të dhënat janë siguruar në mënyrë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme.

Lidhur me numrin e kërkesave që ka transmetuar Prokuroria e Posaçme drejt Emirateve të Bashkuara Arabe nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, për ekstradimin e shtetasve shqiptarë, ju informoj se; për periudhën 2020 – 08.11.2024, SPAK ka transmetuar gjithsej 10 kërkesa”, thekson SPAK.

Por cilët janë emrat që janë fshehur në Dubai?

Më 27 mars, u arrestua Florenc Çapja. Prokuroria e Elbasanit e kishte shpallur në kërkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars 2021. Por pak orë para se të firmosej urdhër-arresti, Çapja ishte larguar nga Shqipëria. Ai kishte fluturuar fillimisht drejt Stambollit, në orët e para të mëngjesit e më pas në Dubai. Florenc Çapja qendroi vetëm një muaj në paraburgim, duke u liruar kundrejt garancisë pasurore prej 55 mijë eurosh.

Emër tjetër është Mikael Qosja. Ai u arrestua në dhjetorin e vitit 2021, por u lirua nga autoritetet arabe. Qosja akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit si pjesëmarrës në vrasjen e trefishtë, të datës 29 dhjetor 2019, ku mbetën të vdekur Enea Alibej, Albert Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Duranaj.

Po ashtu ka dhe shumë të tjerë, mes të cilëve Durim Bami. Bami u arrestua më 28 tetor dhe u tha se do të ekstradohej brenda pak ditësh. Kanë kaluar 3 muaj dhe nuk është përmendur më si çështje. Patjetër që procedurat vonojnë, por gojët e liga flasin se po bëhet luftë e madhe për të ndalur ekstradimin e tij.

Bami thuhet se ka marrë porosi për vrasje si nga bosë të krimit, por dhe nga njerëz të politikës. Nëse ai flet, mund të fundosen shumë emra të rëndësishëm. Kështu që po lëvizen fijet në prapaskenë që ai të mos vijë në Tiranë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit