Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është deklaruar rreth çështjes së presidentit, duke dhënë qëndrimet e tij lidhur me bisedimet me Partinë Demokratike të Kosovës si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Konjufca mes tjerash deklaroi se ka plot emra brenda PDK-së që si parti nuk do t’i pranonin kurrë për president.
“Jo të nënshkruajmë një marrëveshje në parim, e cila na dëmton pastaj shumë nese dalim. Ajo pastaj e akuzon VV-në nëse e propozon një emër i cili me të vertëtë është i pakapërcyeshëm për VV-në, e të tillë emra në PDK ka plot”, tha Konjufca.
I pyetur se cilët janë këta emra, ai tha: Nuk e di, mendojeni vetë, që ka thënë ai ‘gjeje gjëegjëzën’, gjeje vetë.









