Teksa shumë persona përballen me probleme me kujtesën, ekspertët neurologë këshillojnë konsumimin e disa frutave të thata që ndihmojnë trurin dhe përmirësojnë memorien, raportoi India.com.
Së pari, bademi, i pasur me vlera ushqyese, mbron trurin nga stresi oksidativ dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit.
Arrat indiane janë të dyta në listë, pasi përmbajnë sasi të konsiderueshme magnezi, që mbështet funksionimin e kujtesës dhe aktivizon qelizat përgjegjëse për mbajtjen e disponimit në nivel të duhur.
Hurmat, të treta në rend, ofrojnë fibra natyrale dhe vlera ushqyese që ndihmojnë rregullimin e funksioneve të trurit.
Lajthitë janë të katërtat, të pasura me vitaminë B1, yndyra të shëndetshme dhe antioksidantë, që sigurojnë një funksionim të mirë të trurit.
Fëstëku, i pesti, përmban antioksidantë, yndyra të shëndetshme dhe vitaminë B6, duke mbështetur shëndetin kognitiv.
Rrushi i thatë, i gjashti, ndihmon memorien falë vlerave të tij ushqyese si hekuri dhe kaliumi.
Së fundi, arrat përmbajnë acidin yndyror omega-3, që mbështet funksionimin e aftësive njohëse të trurit.
Këto fruta të thata mund të përfshihen rregullisht në dietën tuaj për të mbështetur kujtesën dhe shëndetin e trurit.






