Cila është oferta e Ferit Idrizit për Vushtrrinë? Kandidati i PDK-së tregon planin e tij

Sonte në pjesën e parë të emisionit Pressing, Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së për Vushtrrinë shpalosi ofertën e tij për qytetarët.

Ai premtoi ndërtimin e Stacionit të Autobusëve, linjën për transport urban, parkun në qytet, shtigje për biçikleta etj.

“Ju premtoj qytetarëve se tash i ka ardhë rendi me ndërtu stacionin e autobusëve që unë në mandatin e kaluar nuk e kam premtu. Po premtoj transportin urban, me linjë nga rrethi i Nadakovcit deri në Smrekonicë nëpërmes qytetit dhe prap me u kthy aty…”, tha Idrizi.

“Do t’i vendosi edhe tri rrethrrotullime”, shpjegoi tutje kryetari.

“Do të ndërtoj parkun e qytetit te lumi Sitnica, 5 hektar hapësirë”, shtoi ai.

“Do t’i asfaltoj rrugët sipas standardeve”, tha Kryetari duke përmendur rrugët që i ka në planifikim t’i riasfaltojë.

Shtigje për biçikleta, premtoi poashtu Idrizi.

Ai tutje tha se do ta ngris “obeliskun e UÇK-së në majë të Qyqavicës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit