Ish-Komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark, është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Por, Radio Dukagjini mëson që dëshmitar do të jetë edhe Christopher Hill. Christopher Hill së fundmi ishte ambasador i SHBA-së në Serbi.
Një diplomat karriere ka shërbyer si Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.
Christopher Hill gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.
Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.








