Chelsea nuk heq dorë nga Granit Xhaka, përgatit ofertë të re

Chelsea po vazhdon interesimin për transferimin e mesfushorit Granit Xhaka dhe pritet të rikthehet me një ofertë të re, pasi oferta e parë është refuzuar nga Sunderland.

Klubi nga Londra është duke përgatitur një propozim të dytë për mesfushorin, i cili aktualisht është pjesë e planeve të Sunderlandit, por pa presion për t’u shitur.

Oferta fillestare prej rreth 8 milionë funtesh është refuzuar nga klubi anglez, i cili nuk është i detyruar të lejojë largimin e lojtarit në këtë fazë të merkatos.


Megjithatë, sipas të njëjtave raportime, Xhaka thuhet se ka shprehur dëshirë për një transferim te Chelsea, ku do të ribashkohej me trajnerin Xabi Alonso, duke e bërë situatën e tij një nga temat më të ndjekura të afatit kalimtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit