Serbia dhe Shqipëria do të luajnë në orën 20:45 ndeshjen e vlefshme për grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës, takim që do të vendosë edhe fatin përfundimtar të dy ekipeve që do të kualifikohen në Botërorin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kurioziteti duket i madh te rivalët tanë, pasi në një postim të bërë së fundmi nga portali “Telegraf”, këta të fundit kanë pyetur edhe “ChatGPT” për rezultatin e mundshëm të sfidës që do luhet në Leskovc.
Sipas Inteligjencës Artificiale, sfida që do të zhvillohet në Leskovc do të mbyllet në barazim 1-1.
“Edhe pse është e vështirë të parashikohet me saktësi rezultati, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, është e mundur që ndeshja të përfundojë në barazim” – tha “ChatGPT”, në pyetjen e bërë nga gazetarët serb të Telegrafit.
Analiza taktike
Serbia
Stili i lojës: Mbështetet në qarkullimin e shpejtë të topit dhe përdorimin e krahëve (Tadiç, Kostiç, Zivkoviç).
Pika e fortë: Sulmi ajror dhe përvoja — me Mitroviç si referencë në zonë.
Dobësitë: Mbrojtja shpesh mbetet e hapur pas humbjes së topit; qendërmbrojtësit janë të ngadaltë ndaj kundërsulmeve.
Shqipëria
Stili i lojës: Të disiplinuar, luajnë mirë dhe përdorin kundërsulmet me Asanin ose Brojën.
Pika e fortë: Organizimi mbrojtës dhe shfrytëzimi i hapësirave.
Dobësitë: Lodhja në pjesën e dytë dhe mungesa e saktësisë në pasimin final.
???? Lojtarët kyç
Serbia: Mitroviç (sulm), Kostiç (krahu i majtë).
Shqipëria: Broja (sulm), Asani (krahu i djathtë), Ramadani (mesfushë)
???? Parashikim i mundshëm i ndeshjes
Pjesa e parë: Serbia kontrollon topin, Shqipëria mbron fort dhe kërkon kundërsulme.
Pjesa e dytë: Ndeshja hapet, Serbia shtyn, por Shqipëria shfrytëzon hapësirat.
Rezultat i mundshëm: ???????? 1 – 1 ????????
⚽ Mitroviç (38’)
⚽ Asani (68’)








