Banorët zbuluan mbrëmjen e djeshme rrengun e Vëllait të Madh me Kutinë e Pandorës së Artanit.
Pas kësaj, Luiz Ejlli la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas tre ditësh qëndrimi si “mysafir”.
Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t gjithashtu dha dhe një mesazh për të gjithë banorët përpara se të dilte nga shtëpia:
“I kërkoj falje atyre që mund t’i kem mërzitur vërtet. Doja të bëja vetëm humor. Kam kaluar shumë mirë dhe uroj të më fitoj më i miri. I uroj të gjithëve më të mirën. Fjalët e sinqerta janë: shijojeni. E keni marrë shumë seriozisht. Seriozisht merrni Vëllain e Madh, zarfet dhe lojërat. Ju dua shumë të gjithëve”, i tha Luizi banorëve përpara se të dilte.










