”Çfarë turpi për një vend që luftoi për liri!”, Profesori amerikan reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt

Tragjedia e Arlinda Zekajt, e cila u vra me sëpatë nga kunati i saj pas kërkesave të njëpasnjëshme drejtuar institucioneve për mbrojtje, ka nxitur reagime edhe në arenën ndërkombëtare.

Profesori i njohur amerikan për marrëdhënie ndërkombëtare, analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Dr. Alon Ben-Meir, e ka cilësuar rastin si një “turp kombëtar” për Kosovën.

Reagimi i plotë:


“Çfarë turpi për një vend që luftoi aq fort për liri!

Kosova kaloi përmes luftës, përsekutimit dhe vuajtjeve të pamagjinueshme në përpjekjen e saj për liri. Gratë ishin ndër ato që paguan çmimin më të lartë. E megjithatë, sot, gratë po vriten në shtëpitë e tyre, ndërsa po ato institucione që do të duhej t’i mbronin po dështojnë vazhdimisht.


Raportohet se tetë gra janë vrarë nga dhuna në familje vetëm këtë vit. Arlinda Zekaj u lut te autoritetet për mbrojtje. Ajo i paralajmëroi se jeta e saj ishte në rrezik. Tri ditë pas apelit të saj të fundit, ajo u vra me sëpatë nga kunati i saj, thjesht sepse po luftonte për të marrë mbrapsht djalin e saj, pasi i ishte marrë nga familja e bashkëshortit.

Kjo është një dështim kombëtar. Një vend që luftoi për lirinë e vet nuk duhet kurrë të pranojë një realitet në të cilin grave u mohohet liria më thelbësore nga të gjitha: e drejta për të jetuar.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit