spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Çfarë po ‘gatuan’ Trump? Ushtria amerikane në kufi me Venezuelën, ja çfarë tregojnë imazhet satelitore  

SHBA duket se po shton provokimet ndaj Venezuelës. Pamjet satelitore të verifikuara nga Sky News tregojnë një anije luftarake amerikane, rreth 200 kilometra larg brigjeve të Venezuelës, duke zhvilluar stërvitje ushtarake me municion real.

Sipas ekspertit të mbrojtjes dhe ish-kolonelit amerikan Mark Cancian, prania e kësaj anijeje mund të interpretohet nga regjimi i Nicolas Maduros si një taktikë frikësimi, për shkak të natyrës autoritare të qeverisjes së tij dhe tensioneve të gjata me Washingtonin.

Çfarë po ‘gatuan’ Trump? Ushtria amerikane në kufi

Harta tregon USS Iwo Jima pranë brigjeve të Venezuelës

Kjo lëvizje vjen në një moment kur SHBA ka shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në Detin e Karaibeve dhe në Paqësorin Lindor, duke vendosur anije luftarake, avionë dhe mijëra trupa. Zyrtarët amerikanë pretendojnë se operacioni synon rrjetet e trafikut të drogës, por analistët ndërkombëtarë po paralajmërojnë se mund të jetë përgatitje për goditje të kufizuara kundër objektivave ushtarake venezueliane, pa miratim nga Kongresi.

Çfarë po ‘gatuan’ Trump? Ushtria amerikane në kufi

USS Gerald R. Ford më 29 tetor

Presidenti Maduro ka reaguar të premten, duke akuzuar SHBA se “po shpikin një narrativë të rreme për të justifikuar një sulm dhe ndryshim regjimi”.

Ndërkohë, më 24 tetor, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “trafiku i drogës përmes detit është ulur në 5% të nivelit të vitit të kaluar, prandaj tani po kalon përmes tokës, por edhe ajo do të mbyllet së shpejti”.

Edhe pse më pas ai ka mohuar planet për sulme brenda Venezuelës, deklaratat e tij kontradiktore kanë ngritur më shumë dyshime për qëllimet reale të Uashingtonit.

Çfarë po ‘gatuan’ Trump? Ushtria amerikane në kufi

Avionët luftarakë të F-35 në Aeroportin José Aponte de la Torre të Puerto Rikos. Kredi – Maxar

Në rrjetet sociale Truth Social dhe X, Trump dhe Sekretari i Luftës Pete Hegseth kanë njoftuar se 61 persona janë vrarë në sulmet kundër anijeve që prej fillimit të fushatës më 2 shtator.

Pamjet e fundit të publikuara nga Komanda Jugore e SHBA-së (U.S. Southern Command) më 30 tetor tregojnë ushtarë të Marinës amerikane duke zhvilluar stërvitje me qitje të gjallë nga bordi i anijes USS Iëo Jima, një anije amfibe sulmuese, e cila përbën pjesë thelbësore të forcave ekspeditare amerikane dhe është projektuar për zbarkime të menjëhershme ushtarake.

Pamjet satelitore tregojnë qartë pozicionin e USS Iwo Jima, më pak se 200 km nga brigjet venezueliane, një distancë që në termat ushtarakë konsiderohet “gatishmëri për operacion”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit