Këngëtarja kosovare Leonora Jakupi ka sqaruar gjendjen e syrit të saj, për të cilin kishte pasur diskutime në publik gjatë ditës së djeshme.
Përmes një postimi në Instagram, Jakupi ka bërë të ditur se i është nënshtruar një intervenimi në kapakun e sipërm të syrit.
Mjeku që ka kryer procedurën ka sqaruar se te këngëtarja ishte shfaqur një inflamacion në kapakun e sipërm. Sipas tij, inflamacioni mund të përkeqësohet nga kontakti me duar, lotimi dhe pagjumësia.
“Sapo dolëm nga intervenimi. Në kapakun e sipërm te Leonora ishte një inflamacion, i cili mund të përshpejtohet nga një kontakt me dorë, nga lotimi dhe nga pagjumësia”, ka deklaruar mjeku.
Ndërkaq, Leonora ka treguar se ndërhyrja ka zgjatur shumë pak.
“Intervenimi ishte shumë i shpejtë”, ka thënë këngëtarja, duke sqaruar kështu situatën rreth gjendjes së saj shëndetësore.








