spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Çfarë kërkoi Kurti?, Limaj zbulon detaje të reja nga takimet me presidenten

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dhënë detaje të tjera për takimin e djeshëm tek presidentja Vjosa Osmani.

Ai tha se pka pritur që të premten, e para e shtetit të vendoste për shpërndarjen e parlamentit.

“Unë kam pritur që presidentja menjëherë dje ta përfundojë këtë çështje, ta nxjerrë dekretin për shpërndarje të parlamentit dhe të nesërmen t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për faktin se s’ka asnjë gjasë të krijohet një shumicë parlamentare”.

I pyetur se pse nuk ndodhi një gjë e tillë, ai theksoi se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi kohë.

“Kryetari i partisë më të madhe, kërkoi 2 deri në 3 ditë kohë”, shtoi Limaj.

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të së premtes ka paralajmëruar se do të mbajë kontakte shtesë me liderët partiakë deri më 5 nëntor, kur edhe përfundon afati kushtetues për caktimin e mandatarit apo për shpërbërjen e Kuvendit.

Nëse deri atëherë nuk formohet qeveria, pritet që e para e shtetit t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat mund të mbahen në fillim të dhjetorit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit