Uashingtoni thotë se sulmet kanë ndalur ndjeshëm mundësitë e Iranit për të ndërtuar armë bërthamore pasi tre nga objektet kryesore bërthamore të Teheranit u goditën.
Operacioni, i quajtur “The Midnight Hammer”, përfshinte 125 aeroplanë ushtarakë amerikanë dhe sulmoi objektet në Fordo, Isfahan dhe Natanz, raporton BBC.
Sipas SHBA-së, ato u goditën mes orës 22:40 GMT dhe 23:05 GMT të shtunën (02:40-03:05 ora lokale e Teheranit).
Për të goditur objektin e Fordos, një facilitet bërthamor i pasurimit të fshehur thellë nën një mal jashtë Teheranit, u hodhën 14 bomba të tipit GBU-57 Massive Ordnance Penetrators (MOPs), të cilat janë shumë të fuqishme dhe të dizajnuara për të depërtuar në objekte të thella.
Në të njëjtën kohë, 24 raketa lundruese u lëshuan nga një nëndetëse drejt objektit të Isfahanit – gjithsej, 75 “armë me udhëzime të saktë” u përdorën gjatë operacionit.







