spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Çfarë gomari”: Latifit i pengojnë fjalët e gazetarit se vdekja e futbollistit Jota “ka qenë e caktuar”

Profesorit të filozofisë, Blerim Latifi, nuk i kanë pëlqyer fjalët e një gazetari të sportit rreth vdekjes së futbollistit portugez të Liverpoolit, Diogo Jota.

Duke shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, Latifi citoi një gazetar të sportit, pa ia përmendur emrin, të ketë thënë në një televizion: “S’ke çka I bon; ka qenë e caktuar kështu”.

Latifi ishte aq i pakënaqur me këto fjalë, saqë e ofendoi gazetarin, duke e quajtur gomar dhe duke konsideruar se shoqëria Kosovare është e zhytur në “injorancë dhe budallallëk masiv”.

“Çfarë gomari! Definitivisht gjesti i Kocit me gomerët tek Kuvendi i Kosovës duhet të konsiderohet si shpallje e gomarit për simbol të kësaj shoqnie të zhytur në injorancë e budallallëk masiv” – shkroi profesori universitar, njëkohësisht analist politik.

Diogo Jota vdiq të enjten në një aksident të rëndë trafiku në Spanjë, duke e shokuar botën e futbollit dhe jo vetëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit