Gjatë një bisede të zhvilluar së fundmi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, vëmendja është ndalur te çmimi i madh dhe planet që banorët kanë pas përfundimit të këtij rrugëtimi.
E pyetur nga Rogerti se çfarë do të bënte me 100 mijë eurot në rast se shpallet fituese e këtij edicioni, Brikena ka dhënë një përgjigje mjaft të ndjerë. Ndryshe nga planet e zakonshme për investime personale, ajo ka treguar se prioritet absolut për të do të ishin kafshët e braktisura.
“I kisha dhënë të gjitha për kafshët e rrugës, të kujdeset dikush t’u japë të hanë e të pinë. Të gjitha për bamirësi. Një pjesë të vogël do t’ia jepja familjes”, tha ajo.









