Çështja e presidentit aktualisht është në fazën përfundimtare, kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në kohën kur duhet të zgjidhet presidenti i ri.
Në lidhje me këtë temë, analisti Artan Muhaxhiri ka pasur një “këshillë” për opozitën.
Sipas tij, opozita nuk guxon që ta humb dinjitetin dhe të dorëzohet para imponimeve të kryeministrit Albin Kurti.
“Por, opozita nuk guxon që ta humb dinjitetin dhe të dorëzohet para imponimeve të zotëri Kurtit dhe Vetëvendosjes, në mënyrë automatike, nga një lloj frike sepse kështu do të ishte më e disfavorizuar edhe në të ardhmen edhe më nuk do të kishte të ankohej kur kandidatura e zotëri Kurtit për president do të ndërmerrte veprime politike që do t’i shkonin atij për favor. Pra zgjedhjet e reja janë një opsion real, janë një mundësi”, ka thënë Muhaxhiri.









