Çështja e Presidentit, avokati Berisha pas takimit të Kurtit me Hamzën: Opozita me zero plan, zero peshë, zero autoritet

Avokati i njohur Besnik Berisha ka reaguar me një status ironik në rrjetet sociale pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Në reagimin e tij, Berisha ironizoi opozitën duke e krahasuar me zonjat që, sipas tij, “u ka ikur treni i martesës” dhe që dalin publikisht duke shpallur gatishmëri për “lidhje serioze”. Ai e krahasoi këtë me deklaratat e opozitës për gatishmëri për dialog rreth presidentit.

Sipas Berishës, opozita aktualisht është “plot dëshirë, plot deklarata, zero plan, zero peshë, zero autoritet”, ndërsa shtoi se Kurti “nuk po negocion dhe nuk po lutet”, por po pret, duke lënë të kuptohet se pozicioni i tij është më i fortë në raport me kundërshtarët politikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit