Çështja e presidentit, Abdixhiku: Ka plot kandidatë konsensualë, s’besoj se duhet të shkohet në zgjedhje

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ku njoftoi se do të ofrojë dorëheqjen në Kuvendin e partisë.

Para mediave, Abdixhiku deklaroi se nuk beson se duhet të shkohet në zgjedhje të reja për çështjen e presidentit, pasi sipas tij, ka plot kandidatë konsensualë për këtë pozitë.

“Në qoftë se dikush do marrëveshje politike me LDK-në duhet të bisedojë edhe për çështjen e presidentit. Në qoftë se dikush mundohet të imponojë kandidat dhe nuk i duhen votat e LDK-së dhe ndoshta e kanë fatin e botës dhe e zgjedhin presidentin edhe pa votat tona që i kemi, ne i kemi 15 vota, këto që janë dhe në qoftë dikush dëshiron t’i ketë duhet të bisedojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

“Kur ulet të flas me LDK-në, duhet të flas për një kandidat i cili i përfaqëson interesat e popullit të Kosovës dhe jo vetëm të një partie politike. Besoj që shumë individë do të shprehin interesim për një pozitë fisnike aq të madhe. Por, kush e përfaqëson unitetin dhe kush e përfaqëson 80 votëshin kjo mbetet të shihet në diskutimet brenda parlamentit me partitë politike. Njëherë duhet të ulemi ne partitë politike”, deklaroi kreu i LDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit