Çelsi mposht Real Betisin me rezultatin 1-4 dhe fiton trofeun e parë sezonal, atë të Ligës së Konferencës. Blutë e Londrës bëhen ekipi i parë që fitojnë 3 trofetë europianë.
Ndeshja që u luajt në “Tarczynski Arena” në Poloni u zhbllokua që në minutën e 9. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Betis gjeti golin me Ezalzuli, i cili shënoi me një goditje të bukur brenda zonës pas super asistit të Iskos.
Barazimi i londinezëve erdhi në minutën e 65, ku pas një aksioni të bukur dhe kombinimit perfekt, mes krosimit të Kol Palmer dhe goditjes me kokë të Enzo Fernandez, skuadra e drejtuar nga Enzo Mareska gjeti rrugën e rrjetës.
Në minutën e 70, ishte sërish Kole Palmer protagonist, pasi kaloi kundërshtarin, asiston bukur brenda zonës për Nikolas Xhekson, i cili dërgoi topin me kokë.
Goli që vulosi fitoren e “Bluve” erdhi në minutën e 83 me Xhadon Sanço, ku anglezi shënoi me një goditje plot me klas brenda zonës. Në minutat shtesë pati kohë edhe për golin e katërt, të realizuar nga Moises Kaisedo, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asisit të Fernandez. Rezultati përfundimtar 4-1 për Çelsin.
Dëshpërim i madh tek Isko, Entoni & Co, që kanë bërë një sezon fantastik, por nuk arritën ta konkretizonin dot me trofe. Në anën tjetër, festa është e gjithë për londinezët që i gëzohen trofeut të vetëm për këtë sezon.








