Cannavaro i vë syrin Shqipërisë, deklarata që ndez shpresat për “Kuqezinjtë”

Fabio Cannavaro ka folur së fundmi rreth spekulimeve që e lidhin me mundësinë për të marrë një rol drejtues te Kombëtarja e Shqipërisë, nëse ndodh një largim i trajnerit aktual Sylvinho.

Në reagimin e tij, ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë u shpreh se për të më e rëndësishme sesa vendi ku punon është projekti dhe mundësia për të qenë aktiv në ndërtimin e një skuadre konkurruese.

“Mund të jetë Serie A, Kina, Turqia, qoftë dhe Shqipëria, rëndësi ka të trajnosh dhe të jesh brenda një projekti në fushë”, ka deklaruar mbrojtësi legjendar.

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv, duke shtuar diskutimet për një angazhim të mundshëm të tij në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe një rol të mundshëm në krye të Kombëtares së Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Fabio Cannavaro ka theksuar vazhdimisht se prioritet për të mbetet një projekt i qartë sportiv dhe mundësia për të ndërtuar një ekip me vizion afatgjatë, pavarësisht ligës apo vendit ku punon.

Duke pasur parasysh potencialin dhe gjeneratën cilësore të futbollistëve që ka aktualisht Shqipëria, nuk përjashtohet që në të ardhmen ta shohim Cannavaron në krye të “Kuqezinjve”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit