spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Butrinti s’ka konkurencë – “Harrom” pushton toplistat evropiane

Kënga më e re e artistit të njohur Butrint Imeri, “Harrom”, po dëgjohet kudo. Vetëm pak ditë pas publikimit, projekti i tij ka hyrë fuqishëm në trending në disa vende të Evropës – duke marrë vendin e parë në Austri, Zvicër, Gjermani dhe Itali.

Suksesi i “Harrom” nuk ndalet me kaq. Kënga ka arritur vendin e dytë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është pozicionuar në top 10 në Belgjikë, Suedi dhe Slloveni.

Ky është një tjetër tregues i fuqisë që Butrinti ka në industrinë muzikore shqiptare dhe më gjerë – me miliona dëgjues që e ndjekin jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në diasporë.

Ndërkohë, “Harrom” ka arritur të renditet edhe në top 30 në shtete si Franca dhe Greqia, si dhe në vendin e 37-të në Mbretërinë e Bashkuar, duke konfirmuar praninë e artistit edhe në tregje më të mëdha ndërkombëtare.

Me një klip të kuruar deri në detaj dhe një ritëm që të mbetet në mendje, Butrinti edhe një herë e ka dëshmuar veten si një nga emrat më të fortë të skenës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit