Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka komentuar lëvizjen e fundit të kryeministrit Albin Kurti me kërkesën e tij të tre emrave për President nga dy partitë opozitare, PDK e LDK.
Ai thotë se edhe nëse propozimi i tij ka qenë i pasinqertë e me synim përçarjen, opozita në Kosovë duhet të bashkohet për të mos e marrë përgjegjësinë e shkaktimit të zgjedhjeve.
“Një opozitë që flet gjithë ditën për rrezikun e kapjes së shtetit dhe të gjitha institucioneve te tij kryesore, nuk e ka luksin te mos bashkohet për të shmangur këtë rrezik. 𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗱𝗶 𝘀𝗲 𝗰𝗳𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗼!”.
Postimi i plotë i Bushatit:
Albin Kurti mund te jete sjelle me arrogance gjate negociatave për zgjedhjen e presidentit, ai mund të jetë moralisht fajtor në trajtimin e Vjosa Osmanit, ai mund të jetë nxituar duke vënë bast se opozita është e dobët dhe i trembet zgjedhjeve, por ama së fundi, me propozimin ndaj PDK dhe LDK: “me sillni tre emra për kryetar shteti, që të shmangim krizën dhe zgjedhjet”, ia ka lënë topin e përgjegjësisë krejtësisht kundërshtarëve.
♦️Një opozitë që flet gjithë ditën për rrezikun e kapjes së shtetit dhe të gjitha institucioneve te tij kryesore, nuk e ka luksin te mos bashkohet për të shmangur këtë rrezik. 𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗱𝗶 𝘀𝗲 𝗰𝗳𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗼!
♦️Edhe nëse propozimi i Kurtit është i pasinqertë, i vonuar dhe me synim përçarjen, PDK & LDK janë të dënuara te bashkohen nese nuk duan të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme me përgjegjësinë e shkaktarit të krizës









