Burri im nuk ka më fare dëshirë për marrëdhënie intime dhe ka kaluar aq shumë kohë nga hera e fundit, sa as nuk e mbaj mend më. Gjërat nisën të përkeqësoheshin që pas shtatzënisë sime të vështirë me fëmijën tonë më të vogël, e më pas një lindje shumë traumatike. Fillimisht nuk kishim fare marrëdhënie për shkak të problemeve shëndetësore dhe lodhjes me foshnjën, por më pas kjo gjendje thjesht vazhdoi pa u ndalur.
Ai do të bëjë çdo gjë vetëm që të shmangë intimitetin – del me shokët, qëndron vonë në punë ose humbet kohën para televizorit derisa të më zërë gjumi. Një mbrëmje, humba durimin dhe shpërtheva, shkruan “The Mirro”.
Ai pranoi që nuk ka shumë dëshirë për seks, por nuk më tregoi pse. Tha se nuk e dinte vetë arsyen dhe më akuzoi se po e bëja shumë të madhe këtë çështje. Që nga ajo debat, kemi folur shumë pak dhe mendja ime nuk më lë rehat – po më shkojnë ndër mend të gjitha skenarët: mos ka ndonjë lidhje tjetër? Apo thjesht nuk i pëlqej më?
Ndihesha e çoroditur, e padashur dhe shumë e vetmuar në këtë martesë. Ai është njeri shumë i mbyllur, ndaj është thuajse e pamundur ta bësh të flasë me sinqeritet, por e ndjej që po fsheh diçka. Më duhet ndihmë.
Këshilla e Coleen:
Duhet të këmbëngulësh që ai të hapet me ty, sepse me shumë gjasa e di pse ndihet kështu, por nuk ka guximin ta pranojë.
Shpjegoji se edhe nëse mendon se do të të lëndojë, duhet të jetë i sinqertë me ty, sepse ti nuk je e gatshme të vazhdosh një martesë pa intimitet dhe pa mundësi për të biseduar hapur. Vetëm ki parasysh se ajo që do të dëgjosh, ndoshta nuk do të të pëlqejë.






