Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, është parë sot në Mitrovicën e Veriut gjatë një vizite jozyrtare.
Sadriu ka ndaluar për të pirë kafe në një lokal të qytetit, ndërsa është shoqëruar nga një numër i madh truprojash dhe nën masa të rrepta sigurie.
Pamje nga kjo vizitë janë publikuar nga platforma “Mitropol”, ku shihet prezenca e shtuar e forcave të sigurisë në zonë.








