spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Burri i Presidentes fton Jared Kushner ta kthejë Hotelin “Grand” në Hotel “Trump” në Prishtinë

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka ftuar Jared Kushnerin, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, që pas tërheqjes nga projekti në Serbi, të investojë në Kosovë dhe të transformojë Hotelin “Grand” në një Hotel “Trump”.

“Tërheqja nga projekti i Hotelit Trump në Beograd përforcon një të vërtetë të rëndësishme: Projektet kuptimplote kanë qëllim të bashkojnë, jo të ndajnë. Zhvendosja e këtij vizioni në Prishtinë – dhe transformimi i Hotelit Grand në një Hotel Trump – do të ringjallëronte një lokacion kyç dhe do të bashkonte njerëzit”, ka shkruar ai në platormën X.


Kompania e Kushnerit, “Affinity Partners”, kishte planifikuar të ndërtonte një hotel luksoz në ish-Shtabin e Përgjithshëm të Jugosllavisë në Beograd, por tërhiqet pas kritikave nga qytetarët dhe aktakuzës ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Selakoviq, për shkelje të ligjit mbi pronat e mbrojtura kulturore.

Hoteli “Grand” në Prishtinë është ndërtuar në vitin 1978 dhe ka kaluar nga pronësia shoqërore te menaxhimi nga Agjencia e Kosovës për Mirëbesim, deri në privatizimin e tij në vitin 2006.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit