Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është burri i ish-ministres Albulena Haxhiu, është përfshirë në debatit rreth një polemike të ish-deputetes së VV-së, Adriana Matoshit dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut.
Fillimisht, Krasniqi arsyeton gjuhën e kolegut të tij Sami Kurteshit i cili i quajti gazetarët “qena” dhe “vrasës me pagesë”, duke thënë se ai ka përdor fjalën “të lutem”.
Ndërkaq, Krasniqi pretendon se Lushtaku “u mor në mbrojtje” derisa sipas Krasniqit ai ka sharë dhe fyer si “paramilitar”.
Postimi i plotë:
Rasti 1: Plot 12 herë i drejtohesh me fjalën ju lutem dhe në fund përfundon i anatemuar.
Rasti 2: Tjetri që shan e fyen si paramilitar (Pros******, Ku***,Bud***** )merret në mbrojtje nga ata që fjalën ju lutem e kuptojnë si dobësi.






