- Profesor Fahri Mahalla
Burka përdoret në shkretëtira, për t’u mbrojtur nga furtunat e zallit, për t’i mbrojtur sytë, flokët, teshat dhe trupin. Aty ku nuk ka furtuna të zallit, nuk bartet burka.
Në Evropë, në Ballkan dhe kudo që nuk ka furtuna të zallit, nëse e shohim një grua apo një vajzë me burka, nuk shikohen me sy të mirë.
Vajzat dhe gratë që bartin burka, në radhë të parë e dëmtojnë shëndetin e tyre, e shkatërrojnë dioptrinë e syve. Këto mund të verbohen.
Ato që bartin burka kanë mungesë të vitaminës D3 dhe të vitaminës D. Vajzat dhe gratë që bartin burka, shtatzëninë nuk arrijnë ta çojnë deri në fund. Njerëzit që rrinë të mbyllur brenda, ata që nuk kanë kontakt me diellin, u mungon vitamina D dhe D3, u mungon oksigjeni në gjak. Kur harxhohet oksigjeni, atëherë ne thithim dioksid karboni. Këtyre njerëzve u shtohet thartira në lukth, u rritet stresi, u rritet kortizoli, u shtohet monotonia, mërzia. Akumulimi i thartirës në trupin e njeriut, mungesa e oksigjenit në gjak, mungesa e vitaminës D dhe D3, zgjon qelizat e kancerit në trupin e njeriut.
Vitamina D dhe D3 janë struktura organizative në trupin e njeriut. Mungesa e vitaminës D dhe D3, njeriun e dërgon në depresion, deri në çmenduri. Ato gra dhe vajza që rrinë të mbyllura, dhe që bartin burka, nuk kanë kontakt me rrezet e diellit – ato rrezikojnë jetën e tyre.
Dielli shëron me dhjetëra sëmundje në trupin e njeriut. Të mirat që na i ka dhënë Zoti duhet t’i shfrytëzojmë.
Njerëzit që janë fanatikë dhe xhelozë, shpikin metoda të reja, që nuk kanë të bëjnë fare me muslimanizmin. Përfaqësuesit e sekteve fetare janë fanatikë, janë xhelozë – këta ua imponojnë gjërat që janë në kundërshtim me rregullat njerëzore dhe fetare të muslimanizmit.
Prijësit e sekteve kanë për qëllim t’i robërojnë vajzat dhe gratë e tyre. Disa klerikë fetarë janë të paguar për t’i paraqitur muslimanët si të prapambetur.
Ata burra që i detyrojnë vajzat dhe gratë e tyre me i bartë burkat, ato – Zoti ka me i dënuar, ka me i djegur në zjarrin e xhehnemit.
Në Kuran nuk shkruan askund që duhet të bartet burka. Kurani u jep të drejta vajzave dhe grave më shumë se që u japin besimet tjera fetare.
Ju bëj thirrje djemve dhe vajzave, burrave dhe grave:
Mos i lexoni librat e sekteve – lexoni vetëm Kuranin. Në Kuran e gjeni të vërtetën dhe udhëzimet e Zotit që nga lindja e njeriut deri në vdekje.
Ato vajza dhe gra që i bartin burkat, e nënçmojnë vetveten, familjen e ngushtë dhe familjen e gjerë. E poshtërojnë edhe muslimanizmin, edhe shqiptarinë.
Sektet i shkatërrojnë familjet përbrenda. E përçajnë babën me nënën, vëllain me vëlla, motrën me vëlla, motrën me motër.
Sektet janë në kundërshtim me fenë muslimane. Mos i lexoni librat e këtyre sekteve. Mos i lexoni as postimet e tyre në internet, as në YouTube, e as në TikTok.
Vendosja e shamisë është normale. Për vendosjen e shamisë nuk të kritikon askush. Pas moshës 18-vjeçare, secila vet vendos – secila vajzë apo grua mund ta bartë shaminë.
Gjinia femërore nuk e ka për obligim me i folë gjinisë mashkullore për dore. Mund ta përshëndesë nga distanca, për shumë arsye. Njëra nga arsyet është aspekti higjenik, dhe arsye të tjera. Japonëzet përshëndeten mes veti me një përkulje.
Prijësit e sekteve thonë se gruaja nuk duhet të qëndrojë në familje me vëllanë e burrit nëse është mbi moshën 12-vjeçare. Kjo është e tmerrshme! Kështu shkatërrohet familja nga brenda. Kjo është antinjerëzore. Në Kuran nuk shkruan askund – përveç se në librat e sektarëve.
Veshjet që shkojnë zvarrë për tokë i bartin bakteret dhe viruset nga rruga në shtëpi.
Ato dhe ata që rrinë jashtë rrethit familjar, rrezikojnë të sëmuren mendërisht dhe fizikisht. Ato dhe ata që rrinë larg rrethit familjar, do t’i dënojë edhe Zoti.
Njerëzit që rrinë në rrethin familjar janë të lumtur dhe të shëndetshëm – fizikisht dhe mendërisht.
Ata që shkojnë jashtë shtetit për të studiuar besimet fetare, nëpër shtete të ndryshme arabe, kur kthehen në vendlindje si hoxhallarë, mundohen me ju imponuar kulturën e atij shteti ku kanë studiuar. Disa hoxhallarë janë të paguar për ta paraqitur kulturën arabe kudo. Ne shqiptarët e kemi kulturën tonë të shqiptarësisë, e kemi veshjet tona.
Zoti njeriut ia ka dhënë të gjitha të mirat. Zoti na dha mendjen, na dha sytë, veshët, duart, këmbët. Të mirat që na i dha Zoti, ne Zotin duhet ta falënderojmë. Duhet ta kuptojmë se pa punë nuk jetohet. Njeriu duhet të punojë për të jetuar.
Kur punojmë dhe kur udhëtojmë, namazin nuk e kemi obligim. Namazin e bëjmë në shtëpi, kur të kemi kohë të lirë. Gjatë punës nuk jemi të obliguar me bërë namaz. Zoti ka thënë: “Pas punës, vaktet që i keni humbur mund t’i plotësoni, kur nëse keni kohë.”
Ne duhet shtetin ta forcojmë, që të jemi të sigurt për jetë dhe për të bërë namaz. Nëse nuk e kemi shtetin e fortë, armiku nuk na lejon me bërë namaz – armiku na e fut plumbin në kokë duke bërë namaz.
Para Zotit, i tërë njerëzimi është i barabartë, pavarësisht nga ngjyra, pavarësisht nga besimi fetar. Zoti është ai që i vlerëson veprat tona – të mirat dhe të këqijat.
Zoti nuk ka nevojë për ndihmën tonë. Ne kemi nevojë për ndihmën e Zotit. Zoti është ai që e mbron tërë njerëzimin. Zoti u jep fuqi dhe dashuri atyre që e respektojnë Zotin dhe prindërit e tyre. Pas Zotit është nëna, e pastaj babai.
Ato që bartin burka, shikohen me urrejtje. Atyre u thithet energjia nga ata që i shikojnë me urrejtje – ato që bartin burka, pastaj sëmuren.
Armiqtë tanë serbë dhe grekë duan t’i paraqesin shqiptarët si muslimanë ekstremistë, të rrezikshëm për Evropën dhe për botën.
Burka së shpejti do të ndalohet me ligj – sepse në brendësinë e burkës mund të fshihen edhe terroristët. Disa shtete në Evropë e kanë ndaluar burkën me ligj, për të evituar sulmet terroriste. Burka do të ndalohet me ligj edhe në Kosovë, edhe në Ballkan.
Zoti nuk bën dallim ndaj njerëzimit, pavarësisht nga besimi fetar dhe pavarësisht nga raca.
O ju njerëz, vetëdijesohuni dhe kuptoni se para Zotit të gjithë jemi të barabartë.






