Burim Ramadani shpërthen: Jana Arsovska rrezik kombëtar, të shpallet non-grata menjëherë

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar masa urgjente shtetërore kundër Jana Arsovska, bashkautoren e artikullit ku ofendohet UÇK-ja, në të cilin i përfshirë është edhe kryetari aktual i Kuvendit, Dimal Basha.

Duke i cilësuar si kërcënim për sigurinë kombëtare, ai ka bërë thirrje që Arsovska të shpallet person non grata dhe bashkëpunëtorët e saj të përjashtohen përfundimisht nga skena publike shqiptare.

“Pse s’po ju dëgjohet zëri rreth propagandistes agresive Jana ARSOVSKA?
Lufta Hibride nga Jana Arsovska dhe të ngjashmit e saj duhet të marrë goditje shtetërore të menjëhershme!
Reagimi shtetëror duhet të kalojë motivet politike të brendshme, motivet grupore e partiake!
– Jana Arsovska DUHET të shpallet sa më shpejt Persona Non Grata!
– Bashkëpunëtorët e saj DUHET të largohen përjetësisht nga skena publike shqiptare!
Me Sigurinë Kombëtare nuk bëhet lojë!
Ajo nuk duhet të trajtohet varësisht nga konformiteti i pushtetit!
Mos harroni:
Në Siguri Kombëtare përgjegjësia është aq e madhe sa që edhe mosdija është tradhti!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit