Analisti politik Burim Ramadani ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike.
Ramadani me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se nëse partitë politike s’riorganizohen, qytetarët duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
“Duket se e tëra është kthyer në njëlloj drame, sepse duket se politikanët kryesorë po duan që Kosova të mbetet në situata dramatike vazhdimisht. Por, një gjë e besoj: nëse partitë politike nuk riorganizohen, qytetarët do të riorganizohen”, ka shkruar ai.
“Pra, ka shumë qytetarë, aktivistë, kontribues dhe të rinj që janë të gatshëm të angazhohen për të ndërtuar diçka të re, për të formësuar një platformë të re që do të vjen në shprehje nëse partitë politike aktuale nuk riorganizojnë veten”, ka thënë më tej ai.
Ramadani ka thënë se formimi i një lëvizje politike në të ardhmen do t’i lë në histori një pjesë e madhe të të partive politike.









