spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Burgim të përjetshëm pa mundësi lehtësimi kundër amerikanit që vrau katër studentë më 2022

Ish-studenti i doktoratës në fushën e drejtësisë penale, 30-vjeçari Bryan Kohberger, u dënua të mërkurën me katër dënime me burgim të përjetshëm pa të drejtë të lehtësimit për vrasjen e katër studentëve të Universitetit të Idahos në ShBA.

I dënuari refuzoi që të jepte një deklaratë në gjykatë që do të mund të hidhte dritë mbi motivin e vrasjes së studentëve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në marrëveshje me prokurorët për të shpëtuar nga dënimi me vdekje, Kohberger u deklarua fajtor më herët këtë muaj për katër akuzat për vrasje të shkallës së parë. Ai nuk do të ketë të drejtë që të kërkojë lehtësim e as apelim të dënimit me burgim të përjetshëm.

Gjykatësi Steven Hippler i dha të akuzuarit mundësi për t’iu drejtuar gjykatës para se të lexohej vendimi. “Refuzoj, me respekt” – u përgjigj me zë të qetë i pandehuri. Këto ishin fjalët e tij të vetme gjatë seancës që zgjati dy orë e gjysmë në qytetin Boise.

Gjatë tërë seancës, ai qëndroi i ulur pa ndonjë shprehje në fytyrë afër avokatëve, ndërsa familjarët dhe miqtë e viktimave – Ethan Chapin, Xana Kernodle, Madison Mogen dhe Kaylee Goncalves – me radhë e shprehën zemërimin drejtpërdrejt mbi të akuzuarin gjatë deklaratave. Katër të vrarët ishin 20 dhe 21 vjeç.

Duke e pranuar fajësinë më 2 korrik, i akuzuari i pranoi akuzat se ishte futur në një shtëpi në errësirën para agimit, më 13 nëntor 2022, dhe i kishte therur për vdekje katër studentët me një thikë gjahu e më pas kishte ikur. Dy gra të tjera që jetonin në atë shtëpi kishin shpëtuar pa u lënduar.

Sidoqoftë, vrasësi nuk ka përmendur ndonjë motiv për veprën që e ka kryer. As autoritetet ende nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për atë se çfarë mund ta ketë shtyrë të riun që ta kryente vrasjen e katërfishtë dhe si ose pse i kishte veçuar viktimat. Një gjë e tillë të akuzuarit nuk iu kërkua as në marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit