Bundesliga publikon 5 momentet më të mira të Fisnik Asllanit: Çfarë lojtari tashmë është

Bundesliga ka veçuar paraqitjet e shkëlqyera të Fisnik Asllanit, duke publikuar një video me pesë momentet më të mira të tij, përfshirë golat dhe asistimet.

Ylli i Kosovës po kalon formë të jashtëzakonshme te Hoffenheimi, ndërsa paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë si Barcelona, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Videoja është publikuar në rrjetin social “TikTok”, ku Bundesliga ka përmbledhur pesë momentet më të mira të Asllanit me fanellën e Hoffenheimit.

Në vendin e parë është renditur supergoli ndaj Heidenheimit të Diant Ramajt, ndërsa në pozitën e dytë asistimi kundër Bayern Munichut.

Ndërkohë, Asllani pritet të rikthehet në fushë këtë vikend në ndeshjen kundër Mainz 05.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit