spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Buja refuzon të përgjigjet në pyetjet e prokurorit në Hagë: “Kjo mund të më inkriminoj”

Shukri Buja ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorit të specializuar në Hagë, i paraqitur të hënën në cilësinë e dëshmitarit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së nuk i është përgjigjur prokurorit në pyetjet e tij rreth nofkave apo pseudonimeve të Bujës. Ka refuzuar të përgjigjet edhe rreth pyetjeve për LPRK-në dhe LPK-në, dy lëvizjeve politike pan-shqiptare.

Përveç se dëshmitar, Buja është edhe i dyshuar për krime lufte.

Dëshmia e Bujës

Prokurori: “A keni qenë ndonjëherë i njohur me nofkën ‘Gazetari’?”

Buja: “Nuk mund ta konfirmoj, sepse më inkriminon”

Prokurori: “A keni qenë ndonjëherë i njohur me nofkën ‘Sokoli’?”

Buja: “Nuk mund të pëtgjigjem”

Prokurori: “Çfarë ka qenë LPRK-ja?”

Buja: “Nuk mund ta konfirmoj, sepse më inkriminon”

Prokurori: “Dëshmitar, a keni qenë ndonjëherë në dijeni për LPRK-në?”

Buja: “Kjo mund të më ikriminoj”.

Seanca gjyqësore, në të cilën pritet të vazhdojë intervistimi i Bujës nga prokurori i specializuar, ka vazhduar në seancë private.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit