Brusniku, fshati i harruar nga Komuna e Vushtrrisë

Brusniku është një nga fshatrat që, prej vitesh, duket se është lënë në harresë nga Komuna e Vushtrrisë. Përveç premtimeve të fushatave zgjedhore, banorët thonë se në këtë fshat nuk është bërë pothuajse asnjë investim i mirëfilltë në infrastrukturë apo shërbime publike.

Vetëm rreth 6 kilometra larg qendrës së Vushtrrisë, Brusniku njihet për natyrën e tij të gjelbër, peizazhin e bukur dhe banorët e tij punëtorë e mikpritës. Megjithatë, prej vitesh “dora e komunës” nuk është shtrirë në këtë fshat.

Brusniku vazhdon të mos ketë shkollë, kopsht për fëmijë, ambulancë, fushë sportive apo hapësira rekreative për të rinjtë. Banorët përballen çdo ditë me rrugë të dëmtuara dhe mungesë të investimeve bazë në infrastrukturë.

Edhe pse në fshat ka vetëm disa rrugica, të cilat së bashku nuk arrijnë as një kilometër gjatësi, ato ende nuk janë asfaltuar. Banorët shprehen se komuna ka sjellë vetëm dy kamionë me zhavorr në një prej tyre dhe më pas nuk është ndërmarrë asnjë veprim tjetër.

Sot po publikojmë vetëm një nga këto rrugica, me gjatësi rreth 150 metra, e cila shërben si qasje për pesë shtëpi. Sipas banorëve, ndërkohë që në lagje dhe fshatra të tjera janë asfaltuar rrugë me qindra metra, madje në disa raste edhe oborre private, kjo rrugë vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje.

Banorët e Brusnikut kërkojnë trajtim të barabartë dhe investime konkrete, duke theksuar se edhe ky fshat meriton infrastrukturë dhe shërbime të denja, ashtu si çdo pjesë tjetër e Komunës së Vushtrrisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit