Britania bën thirrje nga Këshilli i Sigurimit që Kosova ta zgjedhë shpejt Presidentin

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Kosovës, të mbajtur të enjten në Nju Jork, Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar zgjedhjen e Presidentit të Kosovës në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Jennifer MacNaughtan, diplomatja britanike në takimin e Këshillit të Sigurimit, deklaroi: “Ne inkurajojmë përparimin e shpejtë drejt zgjedhjes së një Presidenti, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.”

Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’u bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit