Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit të “Big Brother VIP”, një incident i papritur me veshjen e banores Brikena ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe të vetë drejtuesit të emisionit.
Pas njoftimit se Mateo kishte shpëtuar nga eliminimi, Brikena reagoi me entuziazëm duke u hedhur në krahët e tij, veprim ky që shkaktoi një zbulim të paqëllimshëm të të pasmeve të saj para kamerave për shkak të fustanit të shkurtër.
Pamjet e kapura nga studioja televizive tregojnë reagimin e menjëhershëm të moderatorit Ledion Liço.
Në ekranin e madh shfaqet fytyra e tij me një reagim “alla Ledion” ndaj këtij momenti të sikletshëm që ndodhi live.
Kujtojmë se Mateo dhe Stenaldo ishin në një nominim të fortë “kokë më kokë”, ku votat e publikut vendosën që Mateo të vazhdonte garën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.









