Ish-banorja e “BBVA”, Brikena Selmani, ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet duke marrë pjesë në emisionin “Top Arena” në rolin e moderatores.
Në video, ajo ka vënë në pah linjat e saj trupore dhe bukurinë që e karakterizon, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Përkundër stilit të kuruar në detaje, veshja e saj e tejdukshme ka bërë që t’i vërehen të brendshmet, një detaj që e ka bërë paraqitjen e saj edhe më të komentuar.
Brikena vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga puna dhe angazhimet e saj profesionale, duke ruajtur një komunikim të afërt me publikun.








