Mateo dhe Brikena janë çifti i dytë që po kurorëzon dashurinë e tyre me një dasmë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Pas Selin dhe Gimbos, sot po zhvillohet dasma e dytë, vetëm një ditë pas propozimit që Mateo i bëri Brikenës.
Në shtëpi kanë hyrë edhe disa ish-banorë, ndër ta edhe Kristi, i cili po kurorëzon dashurinë e tyre.
Të pranishëm në dasmë janë edhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, në rolin e dëshmitarëve.
Gjatë darkës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpi, ku Brikena i tha “PO” Mateos, Vëllai i Madh, me anë të një Zarfi të Bardhë, i dha çiftit mundësinë të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Të pranishme ishin dhe disa nga ish-banorët, ndërkohë Kristi ka mbajtur fjalimin e ceremonisë









