Publikohen fotot brenda kampit veror në Teksas, ku aktualisht raportohet se janë zhdukur 27 vajza.
Kampi Mystic është një kamp veror privat i krishterë për vajza, i themeluar në vitin 1926. Në kamp kishte më shumë se 700 vajza kur ndodhën përmbytjet e menjëhershme.

Një person inspekton zonën pranë dhomave të gjumit
13-vjeçarja Elinor Lester tha se ajo dhe shoqet e saj të kabinës u zgjuan nga një stuhi e tërbuar në orën 1:30 të mëngjesit dhe u desh të transportoheshin me helikopter në një vend të sigurt.
“Kampi u shkatërrua plotësisht”, tha Elinor, duke e përshkruar situatën si ‘vërtet të frikshme’.

Një autobus shihet në anë të tij
Gjithashtu, raportohet se drejtori i kampit veror humbi jetën nga përmbytjet katastrofike. Jane Ragsdale, drejtoresha e Heart O’ the Hills, ishte mes viktimave që la pas stuhia e tmerrshme.
Shumica e atyre që ishin në kamp në atë kohë janë gjetur dhe janë evakuuar.

Të paktën 27 persona humbën jetën nga përmbytjet shkatërrimtare që goditën Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.






