Branislav Nikoliqin e pret i njëjti fat – dështon të zgjidhet nënkryetar

As Branislav Nikoliq nuk ka arritur të bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Nikoliqin e priti i njëjti fat sikur i Slavko Simiqt, Zlatan Elekut, Liljana Stevanoviq, Verica Ceraniq e Miljana Nikoliq, pra ai që nuk arriti t’i marrte votat e mjaftueshme për nënkryetar.

Kandidati i gjashtë i propozuar nga Lista Serbe herën e parë mori 9 vota për, 51 kundër dhe 41 abstenime.

As në raundin e dytë, deputeti Nikoliq, nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ai në këtë raund mori 9 vota për, 50 vota kundër dhe 40 abstenime.

Nikoliq edhe në raundin e tretë nuk i morri votata, ai në këtë raund mori 9 vota për, 49 vota kundër dhe 37 abstenime.

Me këtë rast, Nikoliq është ezauruar si kandidat, dhe kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka kërkuar nga Lista Serbe që të propozojë një kandidat të ri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit