Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e saj ndaj konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar se nuk është e interesuar të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e institucioneve.
“Vetëvendosje nuk është e interesuar me i bë numrat. Në çdo seancë ke mungesë të deputetëve të VV-së, e kanë gjet një fatkeq, e kanë qit gjyshin plak aty, i cili nuk ka të drejtë me dalë prej rendit të ditës të cilin e ka bë kryesia,” u shpreh ai para nisjes së seancës.
Brahimaj gjithashtu ka deklaruar se nuk do ta përkrahë Albulena Haxhiun për pozitën e kryeparlamentares.
“Personalisht nuk do e votoj në asnjë rrethanë,” theksoi ai.










