spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Brahimaj: Dhimbja e madhe për humbjen e tre fëmijëve, u lehtësua sado pak nga respekti i treguar nga çdo trevë e tokave shqitpare

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj ka marrë pjesë në varrimin e viktimave të tragjedisë së Jabllanicës.

“Në këtë ditë zie e pikëllimi të thellë, bashkë me mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet tona, përcollëm në amshim tre engjëjt tanë – Vetonin, Idealin dhe Ramën. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar sot nga çdo pjesë e tokave shqiptare”, ka shkruar Brahimaj.

Dy ditë më parë, një ndërtesë e pabanuar u shëmb, e në mesanatë u gjetën nën rrënojat e saj u gjetën trupat e tre fëmijëve që sot iu dha lamtumira nga qindra njerëz nga mbarë trojet shqiptare.

Postimi:

Në këtë ditë zie e pikëllimi të thellë, bashkë me mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet tona, përcollëm në amshim tre engjëjt tanë – Vetonin, Idealin dhe Ramën. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar sot nga çdo pjesë e tokave shqiptare.

Jabllanica e Dushkajës, sot qan bijtë e saj. Por në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar. Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit