Brahimaj: Dëshmitë e zyrtarëve amerikanë në Hagë janë të vërteta, të dhimbshme për Serbinë dhe për disa në Kosovë

Deputeti i AAK-së dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka komentuar dëshmitë e dhëna në Hagë nga zyrtarë të lartë amerikanë.

Brahimaj theksoi se dëshmitë e paraqitura nga figurat amerikane kanë qenë të bazuara ekskluzivisht në të vërtetën, dhe se kjo ka ndikuar fort në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Dëshmitarët që dëshmuan, zyrtarët amerikanë veç e veç. Secili në profilin e tij ka thënë vetëm të vërtetën. Në fakt kjo është një e mirë për UÇK-në dhe bukur e bezdisshme për Serbinë dhe për një pjesë të njerëzve në Kosovë, që do të mërziten shumë. Ka pas nëpër studio televizive që e kanë bërë rolin e gjyqtarit. Ministra që kanë thënë kem çu dëshmi, dosje në Hagë”, ka thënë Brahimaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit