spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Bota nën makthin e luftës atomike/ Putini i përgjigjet Trumpit, urdhëron ushtrinë të nisë testet bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar të mërkurën zyrtarët e tij më të lartë të hartojnë propozime për një mundësi testimi të armëve bërthamore, një hap që Moska nuk e ka ndërmarrë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Ministri i Mbrojtjes, Andrei Belousov, i tha Putinit se deklaratat dhe veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara e bëjnë të “këshillueshme të përgatiten menjëherë teste bërthamore në shkallë të gjerë”. Ai theksoi se “Novaya Zemlya” në Arktik, është vendi ideal për të tilla testime.

Kam udhëzuar Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes… shërbimet speciale dhe agjencitë civile përkatëse të bëjnë gjithçka të mundshme për të mbledhur informacion shtesë mbi këtë çështje, ta analizojnë në Këshillin e Sigurisë dhe të bëjnë propozime të dakorduara për fillimin e punës mbi përgatitjen e testeve të armëve bërthamore”, tha Putin

Asnjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut, nuk ka kryer teste shpërthyese të armëve bërthamore në shekullin XXI. Analistët e sigurisë paralajmërojnë se rifillimi i testeve do të ishte destabilizues në një kohë tensioni të lartë gjeopolitik. Nëse një vend kryen një test të tillë, të tjerët pritet të ndjekin shembullin, sipas ekspertëve.

Shtetet e Bashkuara testuan deri në vitin 1992, Kina dhe Franca në 1996, ndërsa Bashkimi Sovjetik në 1990. Rusia post-sovjetike, e cila trashëgoi arsenalin bërthamor sovjetik, nuk ka kryer kurrë një test të tillë.

Së fundmi, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka urdhëruar Departamentin e Luftës të nisë testimet e armëve bërthamore. Trump ende nuk ka sqaruar nëse referohej në testime shpërthyese bërthamore apo testime të raketave me kapacitet bërthamor.

Rusia muajin e kaluar testoi raketën e saj të re bërthamore Burevestnik dhe po ashtu zhvilloi manovra nisjeje bërthamore dhe testoi raketën super-bërthamore Poseidon. Por testimi i tyre nuk përfshin shpërthim bërthamor.

Ky lëvizje duket si përgjigje direkte ndaj veprimeve të Trump dhe vë botën nën frikën e një përplasjeje bërthamore globale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit